Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, thotë se Prishtina dhe Tirana zyrtare duhet të jenë krah i shqiptarëve të Maqedonisë.
Ky koment i tij vjen pasi u miratua ligji për gjuhët që avancon statusin e gjuhës shqipe në Maqedoni.
Megjithatë, sipas Muratit, prapë gjuha shqipe s’është barazuar me atë maqedonase.
“Është një lajm i mirë miratimi i ligjit që avancon statusin e gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë. Andaj urime të gjithë shqiptarëve. Sidoqoftë, edhe me këtë ligj gjuha shqipe nuk barazohet me maqedonishten. Për më tepër, avancimi real i shqiptarëve do të ndodh kur do të shndërrohen në popull shtetformues në Maqedoni. Për këtë, duhet që politika shqiptare në Maqedoni të jetë unike e Prishtina me Tiranën zyrtare të jenë krah saj”, ka shkruar ai në Facebook.
-
Ahmeti reagon ndaj Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoni të Veriut është zyrtare dhe do ta mbrojmë këtë
-
Murati: Shqiptarët e Luginës duhet t’i bashkohen Kosovës
-
Në Maqedoni, shqiptarët insistojnë që gjuha shqipe të figurojë në Kushtetutë
-
Murati kërkon qeveri të unitetit
-
LB: Shqiptarë në Serbi duhet të kenë të drejta si serbët në Kosovë