Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se Ligji për Trepçën nuk u zbatua shkaku i pazareve të partive politike rreth emërimeve për bordin e ri të kësaj ndërmarrje.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ish-ministri i Diasporës, Murati, ka bërë thirrje që në krye të Bordit Mikëqyrës të emërohen ekspertë të përgatitur profesionalisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këto ditë pas vizitës së kryeministrit Haradinaj Trepçës prapë u aktualizua çështja e implementimit të ligjit për Trepçën. Kryeministri duhet ta di se një prej problemeve kryesore pse ligji nuk është implementuar që një vit, janë pazaret e partive politike rreth emërimeve në bordin e ri”, ka thënë Murati.
“Andaj nëse kryeministri do që të kemi një Trepçë funksionale e që do të duhej të ishte një ndër shtyllat e zhvillimit ekononik, duhet të punojë që të mos përsëriten gabimet e bëra deri më tani në mënyrën e përzgjedhjes së bordeve të shumë institucioneve të tjera”, ka shtuar ai.
“Nëse e duam Trepçën e Kosovën, duhet që në krye të Bordit Mbikëqyrës të caktohen ekspertë të përgatitur profesionalisht dhe të përkushtuar për zhvillim të vendit. E të tillë Kosova ka plotë”.