Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, vazhdon të besojë se e vetmja mënyrë për t’i hapur rrugë zgjidhjes së problemit të demarkacionit është të dërgohet sa më shpejtë në Kuvendin e Kosovës.
“Aty, ose marrëveshja ratifikohet (gjë që është e pamundur në këtë konstalacion politik) ose rrëzohet, që është opsion real”, thotë Murati, raporton Koha.net.
Sipas tij, vetëm pas këtij hapi, krijohet kontest i ri juridik me Malin e Zi dhe mund të fillohet të negociohet me të dërgimi i demarkacionit në arbitrazh ndërkombëtar si një mundësi reale, ose që është më pak e besueshme edhe të bëhet përpjekje të rinegociohet marrëveshja.
“Është e natyrshme se në këtë fazë Mali i Zi nuk pranon asnjë nga këto hapa, sepse nuk ka kontest juridik, ndërsa në anën tjetër ai e ka raitifkuar në parlamentin e vet. Pra kontesti i ri krijohet vetëm me veprimet tona politike e jo me rezultatet e reja të komisionit të ri”, ka thënë Murati.
-
Murati thotë se demarkacioni duhet rrëzohet në Kuvend e të shkojë në Arbitrazh
-
LB-ja insiston që t’i jepet një epilog demarkacionit duke e rrëzuar në Kuvend
-
Murati: Demarkacioni të marrë një epilog, të kalojë ose të rrëzohet
-
Deputetët të gatshëm t’i japin një përgjigje demarkacionit
-
Murati: Komisioni i ri për demarkacion humbje kohe dhe pa efekt