Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, ka kërkuar edhe njëherë që çështjes së demarkacionit t’i jepet një epilog.
“Sa i përket marrëdhënieve në mes të shteteve dhe zbutjes së mosmarrëveshjeve në mes të tyre e në veçanti për çështjet që kanë të bëjnë me kontestet kufitare Komisioni Evropian (në raportin e tij për zgjerim në Ballkanin Perëndimor) rekomandon: ‘Aty ku kontestet kufitare nuk janë zgjidhur në mënyrë bilaterale, palët duhet t’i parashtrojnë ato pa kushte në një arbitrazh ndërkombëtar përfundimtar dhe të detyrueshëm, vendimet e të cilit duhet të zbatohen tërësisht dhe të respektohen nga të dyja palët para anëtarësimit dhe të merren parasysh në Traktatet e Anëtarësimit’”, ka thënë Murati.
Murati ka thënë se marrëveshja e demarkimit me Malin e Zi po vazhdon të na mbetet si një gur i rëndë i papërballueshëm për politikën tonë tash e më shumë se 2 vjet me fajin e pozitës dhe opozitës.
“Njëra palë e ka udhëhequr këtë proces me mungesë të plotë transparence, e tjetra duke përdorur dhunë e duke refuzuar që kjo marrëveshje të dërgohej e të rrëzohej në Kuvend”, ka thënë ai.
Kreu i LB-së ka thënë se deputetët dhe politika jonë sot, guximshëm, duhet t’i japë rrugë kësaj pune, ose ta miratojë ose ta rrëzojë dhe të krijojë kushtet për hapjen e mundësive të tjera.
“LB-ja ka dy vjet që ka rekomanduar që demarkacioni të rrëzohet në Kuvend dhe të krijohen kështu kushtet për një kontest real juridik me Malin e Zi e cili do të dërgohej pastaj në një arbitrazh ndërkombëtar. Kjo që ka thënë Komisioni Evropian në raportin e tij për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, dëshmon se edhe për rrethanat aktuale në Kosovë kjo është zgjidhja më e mirë. Por duhet pasur guxim për një vendim!”, thotë Murati.
-
Murati: Demarkacioni të marrë një epilog, të kalojë ose të rrëzohet
-
Murati insiston që demarkacioni të shkojë për t’u rrëzuar në Kuvend
-
Murati: Komisioni i ri për demarkacion humbje kohe dhe pa efekt
-
LB: Demarkacioni sa më shpejt të procedohet në Kuvend
-
Murati thotë se demarkacioni duhet rrëzohet në Kuvend e të shkojë në Arbitrazh