Hulumtuesi i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Artan Murati, ka thënë se dërgimi i Statutit të Asociacionit të komunave serbe direkt në Bruksel, pa u shqyrtuar fare në Prishtinë, e vë Kosovën pothuajse para aktit të kryer.
Murati, në një postim në rrjetin social Facebook, thotë se epilogu final i dialogut do të jetë një katrahurë politike e sociale.
“Sot filloi dita me lajmin se Statuti i Asociacionit të komunave serbe shkon direkt në Bruksel, pa u shqyrtuar fare në Kosovë. Ky veprim e vë Kosovën pothuajse para aktit të kryer. Kuvendi ka ratifikuar Asociacionin, që do të thotë nuk ka më punë me këtë marrëveshje. Shpresa e vetme ka qenë Gjykata Kushtetuese dhe konfirmimi që ky Statut është në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit”, ka shkruar Murati.
“Po m’duket po i shoh liderët e shtetit të Kosovës e Serbisë: kosovarët tu u mburrë që Kosova nuk ndahet, serbët tu u mburrë që u bë Asociacioni. Epilogu final i kësaj marrëveshje – katrahurë politike e sociale”, ka përfunduar ai.
-
Palokaj: Kosova duhet urgjentisht ta dërgojë në Kushtetuese draftin e Asociacionit
-
Draftstatuti i BE-së për Asociacionin “nuk ka gjasa të anulohet”
-
Qeveria e gatshme për hartimin e një drafti për Asociacionin, opozita e konsideron të vonshëm
-
Qeveria insiston që BE-ja ta dërgojë draftin për Asociacionin në Venecia
-
Heshtja e Qeverisë për Asociacionin