Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Murati do që Kosova të largohet nga CEFTA si UNMIK, e të anëtarësohet si shtet

Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka propozuar që Kosova ta rimendojë pozicionin e saj në CEFTA. Ai ka thënë se Kosova duhet të dalë nga CEFTA ku u anëtarësua përmes UNMIK-ut, e të anëtarësohet si Republikë.

“Qeveria e Kosovës, në mënyrë që të jetë konsekuente deri në fund në veprimet e veta është mirë seriozisht ta trajtojë largimin nga CEFTA, në të cilën është pranuar përmes UNMIK-ut. Më pas të aplikojë në këtë organizatë rajonale si shtet, si Republikë e Kosovës”, ka thënë Murati, përcjell Koha.net. “Kështu ndërtojmë pozicion parimor edhe për të negociuar si shtet i pavarur marrëveshjen e CEFTA-s dhe jo vetëm ta pranojmë atë që ka pranuar UNMIK-u në emër tonin (e duke mos na trajtuar si shtet në asnjë moment)”, ka shtuar më tej ai.