Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se është jashtë çdo arsyeje “bllokada që opozita po vazhdon t’i bëjë konstituimit të Kuvendit”.
Ai ka marrë shembull zgjedhjen e kancelarit gjerman Friedrich Merz me votë të fshehtë në Bundestag të Gjermanisë të martën.
“ME VOTIM TË FSHEHTË, Bundestagu Gjerman sapo votoi për Kancelarin Friedrich Merz. Votimi i fshehtë është formë demokratike për shprehje të vullnetit të lirë të deputetëve, dhe do të mundësonte zgjidhjen e ngërçit për konstituim të Kuvendit edhe tek ne. Bllokada që opozita po vazhdon t’ia bëjë konstituimit të Kuvendit është jashtë çdo arsyeje. Është për t’u marrë shembull sjellja e partive gjermane, që, megjithëse votimi për Kancelar në herën e parë dështoi të prodhonte rezultat, askush nuk e bëri temë ndërrimin e kandidatit dhe askush nuk kërkoi qeveri tranzicioni”, ka shkruar Murati në “Facebook”.
Të hënën sërish nuk u sigurua kuorumi për formimin e komisionit që do të organizonte votimin e kryetarit të Kuvendit me votë të fshehtë, propozim ky që u bë nga Lëvizja Vetëvendosje me arsyetimin se i kontribuon daljes nga ngërçi institucional. Kjo është hera e tretë që nuk votohet ky komision, ndërkohë në gjashtë herë të tjera e propozuara nga LVV-ja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, ka dështuar të marrë votat e nevojshme
-
Murati: Votimi i fshehtë s’e shkel Kushtetutën
-
Murati: Seanca do të vazhdojë aty ku ka mbetur, me votimin e Komisionit për votim të fshehtë
-
Murati: Aktgjykimi i Kushtetueses na mundëson që të ketë edhe votim të fshehtë
-
Murati: Opozita është totalisht e painteresuar për zhbllokim
-
Murati i LVV-së fajëson partitë e tjera për taktika bllokuese në konstituimin e Kuvendit