Pacientët me leukemi ka 10 ditë që nuk kanë marrë terapinë e nevojshme për shkak se Klinika e Hematologjisë së QKUK-së ka mungesë të citostatikëve, raporton KTV . Ata ankohen se vonesa e terapisë ndikon keq në shëndetin e tyre.
Kadri Hasanit, i diagnostikuar me sëmundjen e leukemisë, i duhet që çdo 21 ditë të marrë kimioterapinë e nevojshme në Klinikën e Hematologjisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi frikësohet se vonimi i terapisë mund të ndikojë negativisht në shërimin e tij.
Hasani thotë se nuk ka mundësi që këtë lloj të barit ta sigurojë vetë për shkak të çmimit tejet të lartë, mbi një mijë euro.
Drejtues të kësaj klinike thonë se është Ministria e Shëndetësisë ajo e cila e ka vonuar furnizimin.
Ndërkaq, në një përgjigje të shkurtër elektronike, Ministria e Shëndetësisë e pranon se e ka vonuar Planin e Veprimit për këtë tremujor dhe kjo është arsyeja e vonesës për ndarjen e citostatikëve dhe materialeve të tjera medicinale.