Vikendet krijojnë tollovi në udhëkryqin mes Gërmisë, Velanisë e Taslixhes. Kjo pasi që semafori i vendosur nga Komuna e Prishtinës është jofunksional.
Për shumë nga qytetarët, mosfunksionimi i semaforëve në këtë pjesë të kryeqytetit është i rrezikshëm, raporton KTV.
Derisa e shohin si të nevojshëm rregullimin e trafikut përmes tyre.
Disa thonë se trafiku pa semaforë në këtë pjesë rrezikon të moshuarit si dhe nxënësit e shkollës “Gjergj Fishta” që ndodhet pranë.
Por, ndryshe mendojnë shoferët. Ata thonë se largimi i semaforëve po shihet si i duhur dhe vendosja e tyre si e panevojshme.
Edhe
Semafori që rrezikon jetën e qytetarëve në Prishtinë
Televizioni ka kontaktuar me zyrtarë të Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës, të cilët, përmes telefonit, kanë thënë se largimi i semaforëve është bërë me kërkesën e qytetarëve.
Habib Qorri, shef i Shërbimeve Publike nuk ka dhënë shpjegime nëse pritet të bëhet rivendosja e semaforëve në këtë pjesë të qytetit.
-
Disa semaforë në Prishtinë jashtë funksionit, banorët ndihen të rrezikuar
-
Kërkohet nënkalim ose semafor në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet
-
Nënkalimet e pashfrytëzuara në Prishtinë, qytetarët ankohen për largësinë e tyre
-
Njohësi i komunikacionit: Semaforët s’duhet të vendosen pranë vendkalimeve për këmbësorë