Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mungesa e barnave esenciale, sfidë e vazhdueshme për qytetarët me asistencë sociale

Foto: Koha / ilustrim

Nëpër klinika, pacientët po përballen me mungesë elementare të barnave. Kjo po u shkakton vështirësi të pakapërcyeshme veçanërisht qytetarëve që jetojnë në asistencë sociale, të cilët thonë se me ilaçet e shtrenjta po bëhet i papërballueshëm trajtimi i pacientëve.

Autoritetet shëndetësore thonë se po bëjnë përpjekje për pasurimin e listës esenciale të barnave.

Rrahman Sinani, nga fshati Sllatinë i Podujevës, tash e 10 ditë e ka të hospitalizuar bashkëshorten në QKUK, raporton televizioni publik.

Ai thotë se të gjitha barnat i blen edhe pse jeton me asistencë sociale dhe me ndihmën e njerëzve vullnetmirë.

Edhe Ismet Hasani thotë se është i detyruar t’i blejë të gjitha barnat për djalin e sëmurë, madje edhe shiringat.

Ushtruesi i drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik, Basri Sejdiu, thotë se së bashku me ministrin e Shëndetësisë po bëjnë përpjeke që furnizimi me barna të përmirësohet.

Edhe Mungesë barnash edhe aty ku janë esenciale për të shpëtuar jetë Arbëri Mungesë barnash edhe aty ku janë esenciale për të shpëtuar jetë

Ndërsa drejtori i Spitalit të Gjakovës, Ahmet Asllani, thotë se krahasuar me 3 muajt e parë, ka një përmirësim në furnizimin me barna dhe me material shpenzues.

Gatishmëria e institucioneve shëndetësore për furnizimin me barna, megjithatë nuk është në nivel, andaj brenga e të sëmurëve dhe familjarëve mbetet e pranishme.