Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mujka u flet studentëve nga Britania për relaksim të raporteve ndëretnike në Mitrovicë

Nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka, ka pritur një grup studentësh të Universitetit ESSEX nga qytetit Colchester të Britanisë së madhe, të cilët kishin ardhur për një vizitë studimore në Republikën e Kosovës.

Ata ishin nga shtete të ndryshme të botës që studiojnë për master për çështje juridike dhe të drejta të njeriut në universitetin e lartpërmendur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fillimisht nënkryetari Mujka i njoftoi studentët me gjendjen e përgjithshme në komunën e Mitrovicës dhe për punën që pushteti lokal po bënë për tejkalimin e sfidave dhe krijimin e perspektivës për qytetarët e saj.

Interesimet kryesore të studentëve nga Britania e Madhe kishin të bëjnë me situatën politike, të sigurisë dhe atë ekonomike në Mitrovicë, si dhe për funksionimin e Kuvendit të Komunës, bashkëpunimin me komunën në veri të lumit Ibër, për raportet ndëretnike etj.

Nënkryetari Mujka ju tha mysafirëve se kohëve të fundit janë bërë punë të mëdha që kanë ndikuar që situata e përgjithshme në komunë të ketë ecuri pozitive, si dhe të ketë rezultate konkrete në të gjitha fushat e jetës dhe të punës.

“Kemi një situatë stabile politike e të sigurisë, ecuri pozitive në zhvillimin e ekonomik, relaksim të raporteve ndëretnike, zvogëlim të madh të incidenteve ndëretnike, rënie të madhe të krimit të organizuar, përparim të dukshëm në zhvillimin e infrastrukturës dhe ecuri të tjera pozitive që premtojnë se e ardhmja për qytetarët e Mitrovicës do të jetë më e mirë”, tha ndër të tjera nënkryetari Mujka.