Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se Bashkimi Evropian është lehtësuese e paanshme në dialog dhe se mori masa ndaj Qeverisë së Kosovës për shkak “të paaftësisë së autoriteteve kosovare që të sillen në mënyrë evropiane”, duke mos treguar se kur do t’i heqë masat ndaj Kosovës.
E, deputeti i VV-së, Armend Muja, i ka reaguar deklaratës së tij. Ai ka thënë se Qeveria ka respektuar ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë.
Ndërsa, ka bërë një listë të atyre që i ka quajtur sjellje “evropiane” të Serbisë, të cilat kanë kaluar pa ndëshkim nga ana e BE-së:
- Dhjetëra baza ushtarake në kufi me Kosovën
Edhe
BE-ja paralajmëron masa të reja ndaj Kosovës
- Rritja e gjendjes së gatishmërisë së ushtrisë disa herë brenda viteve të fundit
- Fluturimi i Mig-ave në kufirin me Kosovën
- Mosbashkëpunimi në zgjidhjen e çështjes së targave, ku pas 6 muajsh negociata Serbia nuk zgjedh asnjë nga opsionet e BE-së
- Mungesa e bashkëpunimit e zbatimit nga Serbia e udhërrëfyesit të marrëveshjes së energjisë
- Kërcënimet dhe kriza e shkaktuar në fund korrik 2022
- Kërcënimi e shantazhimi, djegia e veturave të serbëve të Kosovës për të mos lejuar regjistrimin e targave legale
- Prodhimi i targave ilegale, edhe pas dakordimit të nëntorit 2022
Edhe
Stano: Ndaj Qeverisë së Kosovës u morën masa pasi nuk u soll në mënyrë evropiane
- Urdhëri për braktisje të institucioneve në nëntor 2022 të serbëve të Kosovës, që solli në dorëheqjen e kryetarëve
- Ngritja e barrikadave dhe organizimi i grupeve kriminale në komunat në veri
- Nxitja përsëri e mospjesëmarrjes në zgjedhje
- Dhuna dhe sulmet ndaj Kfor-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve
- Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës, brenda territorit të vendit tonë
- Refuzimi i nënshkrimit të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit
- Shkelja e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit
Edhe
BE: Marrja e masave ndaj Kosovës nuk u miratua lehtë
- Një sjellje tjetër tejet "evropiane" e Serbisë, është edhe mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë dënimit të agresionit të këtyre të fundit ndaj Ukrainës.