Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Muja i PDK-së me protestuesit e PTK-së

Para protestuesve të punëtorëve të PTK-së, sot doli deputeti i PDK-së Shaip Muja.

Ai, raporton “Koha Ditore”, iu premtoi punëtorëve se çështjen e tyre do të mundohet ta fusë në rend të ditës në seancës vazhduese të Kuvendit të Kosovës. Seanca i fillon sot punimet në ora 10.

Sipas tij, është e turpshme që të bëhet krahasim i postës me institucionet financiare.

Ai tha se do të kërkojnë edhe hetim për institucionet financiare.

Protestuesit do të qëndrojnë para Kuvendit deri në ora 10:00 për të vazhduar drejt Zyrës së Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.