Në kuadër të Tetorit - Muaj Ndërkombëtar i Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, SHOK “Shoqata e Onkologëve të Kosovës“ dhe Shoqata “JETA/VITA”, organizojmë punëtori, ligjërata, takime me gra dhe një sërë aktivitetesh tjera nëpër komunat e Kosovës.
Tetori “Roze 2017” këtë vit do të fokusohet nëpër komuna më të vogla sipas këtij orari: Vitia 5 Tetor, Dragashi 10 tetor, Kaqaniku 12 tetor, Suhareka 13 tetor, Klina 18 tetor, ndërsa takimi me femrat e Policisë së Kosovës dhe Vushtrria 30 tetor.
Me këtë rast, pjesëmarrëset do të kenë rast të dëgjojnë nga mjekët profesionistë se si bëhet diagnostikimi dhe trajtimi i kancerit të gjirit, shpërndarja e broshurave informuese për këtë sëmundje ,biseda interaktive si dhe disa qendra kane planifikuar edhe “marsh(ecje) vetëdijësuese nëpër qytet”. Në fund të muajit në Prishtinë organizohet manifestimi tradicional informativo- kulturor nga “Jeta/Vita” dhe Ecja vetëdijësuese me moto: "ZBULIMI I HERSHËM - MBIJETESË"
Si dhe një vit me parë, Ministria e Shëndetësisë, gjate tere muajit Tetor, do te krijoje mundësi shtesë (trajtim me prioritet) për ekzaminime dhe procedura tjera diagnostike rreth kancerit të gjirit në institucionet publike, duke mbështetur iniciativën e QKLKGJ JETA/VITA & SHOK, për hulumtime me përparësi të grave në institucionet shëndetësore për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Aktivitetet nëpër komuna dhe Manifestimin informativo- kulturor do të zhvillohet me moto: Zbulimi i hershëm -mbijetesë, pas të cilit fillon ECJA tradicionale, që sivjet mbahet për herë të dhjetë ne fund të muajit , para Teatrit Kombëtar.
Edhe
Marshohet për ndërgjegjësimin për kancer të gjirit
Tetori është muaji i cili i përkushtohet luftës kundër tumorit më të shpeshtë malinj tek femrat, ndërsa shiriti rozë është prej vitesh një simbol i njohur për ngritjen e vetëdijes për rreziqet e kancerit të gjirit.
Objektivi kryesor i të gjitha fushatave të stolisura me shirita rozë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për këtë sëmundje të tmerrshme, zbulimin e ilaçit dhe informimin e femrave dhe vajzave adoleshente në lidhje me rëndësinë e shëndetit të gjirit dhe kontrolleve mjekësore.
Historia e shiritit
Sot ekzistojnë shumë shirita të ngjyrave të ndryshme, të cilat njerëzit i bartin në shenjë mbështetjeje për grupet e caktuara të rrezikuara apo të sëmura të njerëzve. Ngjyra rozë, si edhe vetë shiriti, është bërë një simbol i ngritjes së vetëdijes në lidhje me kancerin e gjirit. Për fat të keq, sot, secili prej nesh të paktën ka dëgjuar për dikë që e njeh dhe që vuan nga kanceri i gjirit. Sëmundja është e shpeshtë, për fat të keq shumica e grave vdesin pikërisht nga pasojat e këtij lloji të kancerit.
Historia e shiritave ka filluar shumë kohë më parë, por ajo e shiritit rozë është aktualizuar në vitin 1991 apo me rastin e Evelyn Lauder, ish-nënpresidentes së kompanisë të kozmetikës Estee Lauder, e cila vdiq nga kanceri ovarian në vitin 2011.
Edhe
“Zbulimi i hershëm – Mbijetesë”: Thirrje për vetëdijesim kundër kancerit të gjirit
Qysh në vitin 1991, përfaqësuesit e Fondacionit Susan G. Komen u shpërndanë shirita rozë pjesëmarrësve të garës në New York, e cila u organizua me qëllim të ngritjes së vetëdijes në lidhje me kancerin e gjirit.
Në të njëjtën kohë, Evelyn Lauder me kolegen e saj Penny Alexander, e cila ishte redaktore e revistës për shëndet “Self”, doli me idenë të bëjnë shumë shirita rozë, të cilat punonjësit i ndanë për konsumatorët në dyqanet e Estee Lauder në New York.
Evelyn premtoi atëherë që shiritat do t’i ndanin nëpër gjithë vendin, por atëherë ende nuk ishte caktuar ndonjë ngjyrë e veçantë. Por kjo ndryshoi shumë shpejt dhe sot këta shirita janë shenjë përkrahjeje.
Statistika
Edhe
Tetori “rozë”, Kurti: Vetëm të bashkuar mund të shpëtojmë jetë
Çdo vit në botë nga kjo sëmundje preken, sipas disa burimeve, më shumë se një milion gra, që nuk është aspak një numër i vogël. Një pjesë e tyre kanë diagnozë joinvazive, një formë e hershme e kancerit të gjirit.
Ka edhe prej atyre të cilët nuk pajtohen me përdorimin e këtyre shiritave dhe konsiderojnë se shiriti nuk ofron ndonjë ndihmë. Megjithatë, ekziston të paktën një shans i vogël që në qoftë se e bartni shiritin, do t’ia rikujtoni ndonjë femre se duhet ta bëjë të paktën vetë ekzaminim e gjirit, ose ta vizitojë mjekun, gjë që mund t’ia shpëtojë jetën.