Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka lëshuar urdhëresë për Inspektoratin e Tregut, që obligon zbatimin me përpikëri të nenit 15 të Ligjit Nr 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Urdhëresa e ministrit të MTI-së, Endrit Shala, ka për qëllim të ndalojë dhe sanksionojë shitjen, shërbimin dhe dhurimin e duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën moshën 18 vjeç.
“Kjo urdhëresë obligon të gjitha bizneset që ta paraqesin në vendin e tyre shenjën për ndalimin e shitjes së produkteve të duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën 18 vjeç”, thotë MTI në njoftimin për media.
Në urdhëresë thuhet se të gjitha pikat shitëse do të ndëshkohen në rast të mos zbatimit të ligjit.
Artikuj të ngjashëm
-
Me 21 inspektorë, MTI-ja synon të sanksionojë shitjen e duhanit dhe alkoolit për minorenë
-
Ndalohet shitja e mjeteve piroteknike për të miturit
-
Rriten gjobat për ata që u shesin alkool e duhan personave nën 18-vjeç
-
Me 21 inspektorë, MTI-ja synon të sanksionojë shitjen e duhanit dhe alkoolit për minorenë
-
Në dyqanet afër shkollave, nxënësit blejnë cigare pa ndonjë telashe