Me vetëm 21 inspektorë sa ka Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ministri Endrit Shala po planifikon që të zbatojë urdhëresën për ndalimin e shitjes së duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën moshën 18 vjeç.
Shala ka pranuar që numri i inspektorëve është i vogël, por thotë së do të ketë bashkëpunim me inspektoratet e dikastereve të tjera, raporton KTV.
Në rast të mosrespektimit të kësaj urdhërese që obligon zbatimin e nenit 15 të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, ministri ka paralajmëruar se do të ketë gjoba.
Edhe Drejtori i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, është skeptik se kjo do të mund të zbatohet, duke e parë numrin e vogël të inspektorëve.
Urdhëresa është mirëpritur nga Organizata që mbrojnë fëmijët, të cilët shpresojnë që kjo të mos mbesë vetëm iniciativë në letër.
Të martën, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë ka dalë në terren për të parë nga afër vendosjen e shenjave që tregojnë se ndalohet shitja e duhanit dhe alkoolit për të miturit.
-
Me 21 inspektorë, MTI-ja synon të sanksionojë shitjen e duhanit dhe alkoolit për minorenë
-
MTI ndalon shitjen dhe shërbimin e alkoolit dhe duhanit për të miturit
-
Ndalohet shitja e mjeteve piroteknike për të miturit
-
Rriten gjobat për ata që u shesin alkool e duhan personave nën 18-vjeç
-
Ministri Shala qartëson, do të dënohen ata që u shesin të miturve alkool