Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, takoi drejtorin ekzekutiv të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxhën, me të cilin biseduan për mundësitë e bashkëpunimit në rritjen e konkurrencës në sektorin e prodhimit, që ndikon drejtpërdrejt në krijimin e vendeve të reja të punës.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në vazhdimësinë e përkrahjes dhe forcimit të prodhuesve vendorë, Shala nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Klubin e Prodhueseve të Kosovës për të realizuar projekte të përbashkëta që kanë për synim rritjen e konkurrencës në sektorin e prodhimit në Kosovë.
Shala potencoi se forcimi sektorit të prodhimit ndikon drejtpërdrejt në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në përgjithësi në zhvillimin ekonomik të vendit, transmeton Koha.net.
“Ky bashkëpunim përfshin shkëmbimin e të dhënave dhe informacioneve, statistikave me të cilat disponojnë palët dhe që nuk paraqesin fshehtësi, që ka të bëjë me projektin e platformës ‘Made in Kosova’ dhe projekte tjera në të ardhmen ”, theksoi Shala.
Ai shtoi se ky memorandum parasheh mbështetjen e palëve në realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me konkurrencën e kompanive vendore në tregun vendor, rajonal dhe evropian duke mbështetur edhe organizimin e panaireve të përbashkëta për të promovuar bizneset prodhuese dhe produktet “Made in Kosova”.
-
MTI dhe IFC me projekt të përbashkët për t’i mbështetur prodhuesit vendorë
-
AKB-ja e vlerëson MTI-në zë të fuqishëm të prodhuesve vendorë në Qeveri
-
Klubi i Prodhuesve nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Rrjetin Evropian të Ndërmarrjeve
-
Shala nënshkruan marrëveshje që siç thotë ai, “do t’i ndihmojë ndërmarrjet e vogla e të mesme”
-
MTI: OECD vlerëson Kosovën më të përparuarën në implementimin e Aktit të Biznesit të Vogël