Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami vizitoi sot Komunën e Fushë Kosovës dhe u prit nga kryetari kësaj komune, Burim Berisha.
Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës e njoftoi ministren për hapat që ka ndërmarrë në krijimin e një klime të përshtatshme dhe qasje lehtë të operimit të bizneseve në këtë komunë dhe ndikimin që ka pasur kjo qasje në zhvillimin ekonomik të komunës, si dhe në rritjen e të hyrave vetanake.
“Ministrja Bajrami vlerësoi lart përkushtimin e kryetarit të komunës në krijimin e kushteve të qëndrueshme për bizneset dhe njëherësh shprehi gatishmërinë e organizimit të një konference të përbashkët me bizneset që operojnë në komunën e Fushë Kosovës, për të diskutuar për avancimin e mëtutjeshëm të politikave që ndikojnë në rritjen dhe zgjerimin e bizneseve, duke marrë parasysh potencialet ekomomike dhe turistike që posedon kjo komunë dhe domosdoshmërinë e afirmimit të tyre”, thuhet në njoftimin për media të MTI-së.
Po ashtu është diskutuar edhe çështja e zhvillimit të zonës ekonomike në këtë komunë dhe bashkëpunimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Komunës së Fushë Kosovës në jetësimin e kësaj zone, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin e zbatueshëm për zonat ekonomike.
-
Osmani viziton bizneset në Fushë Kosovë: Pa ekonomi të fortë, s’ka komunë të zhvilluar
-
Pakoja emergjente fiskale dhe ajo për rimëkëmbje pret aprovimin e buxhetit të rishikuar
-
Bajrami kërkon zbatim të shpejtë të marrëveshjeve të nënshkruara me BERZHI-n
-
Ministrja Bajrami e vlerëson në interes të vendit rritjen e Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive
-
Shteti gjerman i ofron mbështetje Kosovës në fushën e tregtisë dhe industrisë