Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, priti sot ambasadorin e Kanadasë jo-rezident në Kosovë, DanielMaksymiuk, me ç’ rast diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe për zhvillimet në vend.
Bëhet e ditur se ministri Shala e njoftoi ambasadorin Maksymiuk për prioritetet që i ka MTI-ja dhe për mundësinë që shteti kanadez të investojë në Kosovë në fushën e minierave dhe mineraleve.
Siç thuhet në njoftimin në lidhje me bisedat e zhvilluara me këtë rast, ministri Shala i tha se MTI ka në fokus mbrojtjen e konsumatorit, thithjen e investimeve të huaja, pastaj përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe përkrahjen prodhuesve vendorë dhe promovimin e eksportit.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësitë e investimeve kanadeze në sektorin e minierave, ndërsa ambasadori Maksymiuk shprehu gatishmërinë e bizneseve të këtij shteti të investojnë në Kosovë për zhvillimin e ekonomik të Kosovës.
Ministri i Shala inkurajon bizneset kanadeze të investojnë në Kosovë, duke shprehur gatishmëri për mbështetje të plotë dhe përkushtimin e çdo institucioni që të jetë avokat i bizneseve që shprehin vullnet për të investuar.
-
Shala: MTI do të jetë avokati i bizneseve
-
Franca e interesuar për të investuar në Kosovë në energji të ripërtërishme
-
MTI: Pritet të kemi investime nga Hungaria, do të hapet edhe një fabrikë
-
Ministri Shala nga Samiti i Ballkanit Perëndimor fton investitorët e huaj në Kosovë
-
MTI: OECD vlerëson Kosovën më të përparuarën në implementimin e Aktit të Biznesit të Vogël