Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MTI dhe ajo e Integrimeve koordinojnë punët

Prishtinë, 15 mars - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, u takua sot me ministren e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj. Sipas njoftimit për medie, ato diskutuan për koordinimin ndërinstitucional në përmbushjen e objektivave të Qeverisë së Kosovës lidhur me agjendën e integrimeve evropiane.

Ministrja Bajrami e informoi znj. Ahmetaj lidhur me angazhimet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë sa i takon zbatimit të programeve që ndërlidhen me integrimet evropiane, sikurse Plani Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, Agjenda e Reformave Evropiane, etj. Bajrami theksoi se deri tani MTI ka bërë një punë të mirë në arritjen e objektivave që bien në mandatin e saj dhe u zotua se të gjitha obligimet lidhur me agjendën evropiane që janë në kompetenca të MTI-së do të zbatohen me sukses.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga ana e saj, ministrja Ahmetaj tha se Ministria e Integrimeve Evropiane do të ofrojë mbështetje dhe bashkëpunim për të gjitha institucionet e vendit me qëllim të ngritjes në nivel sa më të lartë të koordinimit institucional në funksion të avancimit sa më të shpejt të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.