Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vaksinim, duke theksuar se vala e re e pandemisë është e pashmangshme.
Përmes një postimi në Facebook, MSH-ja shkruan se "çdo qytetar mbi moshën 18-vjeçare mund të vaksinohet", duke e zgjedhur llojin e vaksinës.
“Nëse keni aplikuar më herët cakto terminin”, thuhet në njoftim.

Pak minuta pas njoftimit, Ministria e Shëndetësisë e ka ndryshuar postimin në Facebook, duke e zëvendësuar me një përmbajtje tjetër.
Në ditët e fundit është vërejtur një ngritje e lehtë e rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë.
127 raste pozitive me koronavirus janë regjistruar në vend nga e hëna në të dielën e javës që shkoi, duke iu referuar shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkaq përgjatë këtyre ditëve, 3 persona kanë vdekur pas infektimit me COVID-19.
-
63 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 11 vetëm gjatë javës së fundit
-
IKSHPK-ja apelon për kujdes shkaku i temperaturave të larta gjatë fundjavës
-
Vala e të nxehtit troket edhe në Kosovë
-
Për rreth dy muaj në Kosovë u raportuan 40 raste më fruth
-
Vaksina kundër HPV ul në zero numrin e vdekjeve nga kanceri i qafës së mitrës