Nga sot, Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion linjën e ndihmës psikologjike, përmes së cilës të gjithë ata që kanë nevojë për të folur me psikologun mund ta bëjnë këtë në numrin 038 200 80 890.
Sipas MSH-së, kjo linjë që është rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Departamentit të Psikologjisëm, do të jetë në shërbim të qytetarëve të cilët kanë vështirësi në këtë periudhë të pandemisë Covid-19 për të menaxhuar mendimet, ndjenjat dhe emocionet e tyre, si dhe për ata që mund të përjetojnë stres të shtuar, ankth, panik apo edhe shenja dhe simptoma të depresionit.
Artikuj të ngjashëm
-
Uka thërret qytetarët të shfrytëzojnë linjën për ndihmë psikologjike
-
Pandemia ndikon në shëndetin mendor, ekspertët ofrojnë ndihmë për qytetarët
-
Ministria e Shëndetësisë del me rekomandime për shmangien e të nxehtit
-
QPS-ja në Prishtinë nis të ofrojë shërbimin e këshillimit me psikolog
-
“Linja e jetës” shkurton orarin e punës shkaku i mungesës së financimit