Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MSH-ja e IKSHPK-ja me aktivitet për promovim të vaksinimit kundër COVID-19 e gripit sezonal

Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) të enjten do të nisin një aktivitet për promovimin e vaksinimit kundër gripit sezonal dhe kundër COVID-19.

Aktiviteti “Karvani i vaksinimit”, që mbështetet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, synon që të ndihmojë qytetarët për ta kuptuar sa më mirë rëndësinë e vaksinimit dhe njëkohësisht për t’u vaksinuar kundër gripit sezonal dhe kundër COVID-19.

Sipas MSH-së ky aktivitet do të zhvillohet në kohën kur në vende të ndryshme të botës numri i rasteve të reja me COVID-19, ka filluar të rritet.

“Për këtë qëllim, për një periudhë kohore prej më shumë se një muaji, në komunat e Kosovës, ekipet e vaksinimit do t’u mundësojnë qytetarëve që të vaksinohen përmes këtij aktiviteti”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Sipas njoftimit objektivat e aktivitetit janë inkurajimi i qytetarëve për vaksinimit kundër COVID-19 dhe kundër gripit sezonal dhe promovimi i sjelljeve parandaluese dhe masave të shëndetit publik, sigurimi që vaksinimi kundër Gripit sezonal dhe COVID-19 të jetë lehtësisht i arritshëm në komunitetet lokale, veçanërisht për popullatën me të ndjeshme dhe promovimi i pjesëmarrjes së drejtuesve të komunitetit në aktivitetet lokale për të adresuar pengesat në procesin e vaksinimit.

Edhe Nga sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal Arbëri Nga sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

“Gjatë karvanit të vaksinimit, përveç vaksinës kundër Gripit sezonal, qytetarët do të mund të vaksinohen edhe me dozat bivalente përforcuese kundër COVID-19, të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

Sipas MSH-së aktiviteti do të nisë të enjten në komunën e Fushë-Kosovës dhe do të mbyllet më 2 shkurt të vitit që vjen në Prishtinë.

Image