Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MSh-ja do të detyrohet t’i rikthejë në punë zyrtarët e pezulluar për keqpërdorimin e avancave

Ministria e Shëndetësisë do të detyrohet t’i kthejë në pozitat e tyre zyrtarët e suspenduar muaj më parë në lidhje me rastin e keqpërdorimeve të avancave.

Kjo pasi Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka konsideruar që MSh-ja jashtëligjshëm i ka pezulluar nga puna Shkëlzen Sadriun dhe Ganimete Gashin, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë, ky institucion ka vlerësuar që MSh-ja ka vendosur drejt në rastin e pezullimit të Fatmir Kajtazit.

Vendimet ky këshill i ka bazuar në atë se Prokuroria e Shtetit ka aktvendim për fillimin e hetimeve vetëm për Fatmir Kajtazin.

Ky institucion në arsyetimin e tij ka thënë se Prokuroria e Shtetit ua ka konfirmuar që prej zyrtarëve të larguar nga MSh-ja po hetohet vetëm Kajtazi.” Kolegji për shqyrtimin e ankesave në bazë të përgjigjes zyrtare të Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka konstatuar se ndaj ankuesit nuk ka aktvendim për fillim të hetimeve nga Prokurori i Shtetit, ashtu siç parashihet me nenin 104, paragrafit 1 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në vendimin, të cilin e posedon “Koha Ditore”. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)