Ministria e Shëndetësisë, ka furnizuar Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me proteza totale në vlerë prej 210 mijë euro, njofton kumtesa nga QKUK, transmeton Koha.net.
Materiali specifik përmbanë protezat totale për kërdhokulla dhe gjunjë. Përmes këtij materiali do të bëhet i mundur vendosja e protezave për pacientë, në mënyrë që të mos ketë nevojë për referim të pacientëve jashtë institucioneve publike.
Menaxhmenti i SHSKUK-së, po punon në edukimin e stafit specialistik të Klinikës së Orotpedisë, për trajnime specifike të ortopedëve jashtë vendit për vendosje të protezave dhe operacione të tjera specifike.
Artikuj të ngjashëm
-
Tenderi milionësh për proteza lë pa disa materiale Ortopedinë
-
Pensionistët, të vetmit që s’u vendosen proteza kërdhokulle falas
-
Afro 2 000 persona në listën e pritjes së shërbimeve ortopedike në QKUK
-
300 mijë euro pajisje mjekësore për Emergjencën
-
Ndërtimi i Klinikës së Ortopedisë me mangësi të pafundme