Ministria e Shëndetësisë (MSh), Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC) kanë nënshkruar sot Marrëveshje mirëkuptimi për raportimin e indikatorëve shëndetësorë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Marrëveshje është nënshkruar nga Dr. Naim Bardiqi, sekretar i Përgjithshëm i MSh-së, Isa Krasniqi, kryeshef Ekzekutiv i ASK-së dhe Bekim Hoxha, drejtor i përgjithshëm i ARC-së.
“Qëllimi i kësaj Marrëveshje është harmonizimi i aktiviteteve dhe nën aktiviteteve për gjenerimin e raporteve për sektorin e shëndetësisë konform rregullave dhe procedurave sipas indikatorëve shëndetësor për nevojat e institucioneve të Republikës së Kosovës, për EUROSTAT, UNECE, OECD dhe institucionet tjera respektive për nxjerrjen e indikatorëve për Objektivat e Zhvillimit te Qëndrueshëm 2030 (SDG) edhe institucionet e tjera”, thuhet në komunikatë.
Marrëveshja parasheh obligimet e secilës palë nënshkruese, ndërsa të dhënat e ofruara nga Ministria e Shëndetësisë/ Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Agjencia e Regjistrimit Civil, Agjencia e Statistikave te Kosovës do t’i shfrytëzojë ekskluzivisht për qëllime statistikore, respektivisht për përpilimin e raporteve dhe dërgimin e te dhënave tek institucionet e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare.
Bardiqi, duke falënderuar dy institucionet e tjera për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, tha se ajo do t’u ndihmojë institucioneve që të sigurojnë të dhëna të dëshmuara për indikatorët shëndetësor dhe kjo do të ndikojë që politikat e reja në fushën e shëndetësisë të hartohen duke u bazuar në evidenca të sakta dhe në dëshmi.
Palët nënshkruese janë pajtuar që kjo marrëveshje e mirëkuptimit të fillon të zbatohet nga dita e nënshkrimit.
-
Avokati i Popullit dhe ASK me memorandum për fushën e statistikave zyrtare
-
Kosova e Shqipëria dështojnë në zbatimin e marrëveshjeve në fushën e shëndetësisë
-
Daçiq: Asociacioni - pika kryesore e të gjitha marrëveshjeve tona me Kosovën
-
1.3 milionë euro grant për blerjen e shtretërve në SHSKUK
-
ASK-ja zbaton 9 gjetje të Auditorit, kryeshefi kërkon ndihmën e shtetit për sigurinë e të dhënave