Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot drejtoreshën për Kosovë të Këshillit Danez për Refugjatë (DRC), Kristen Stec, me të cilën diskutuan rreth përkrahjes së grupeve të cenueshme në Kosovë nëpërmjet projekteve konkrete.
Znj. Stec falënderoi ministrin Reçica për bashkëpunim në projekte që kryesisht kanë të bëjnë me trajnimin dhe edukimin profesional të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, ku DRC dhe MPMS kanë bashkëpunim tash e disa vite.
Në vazhdën e këtij bashkëpunimi, ministri Reçica dhe znj.Stec nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të vazhdimit të projektit, “Mbështetja për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian në Mitrovicë”.
Kjo marrëveshje ka për qëllim uljen e izolimit socio-ekonomik të komuniteteve pakicë dhe komuniteteve të cenueshme në Komunën e Mitrovicës dhe përgatitjen e tyre profesionale, veçanërisht gratë, të rinjtë dhe të rikthyerit.
Ministri Reçica tha se kjo marrëveshje avancon përpjekjet për zbutje të papunësisë, sidomos në mesin e grupeve të margjinalizuara, duke shtuar se ulja e shkallës së papunësisë është prioritet kyç i dikasterit që drejton.
Ministri kërkoi nga znj.Stec që nëpërmjet projekteve të tilla të shtrihet përkrahja edhe në komuna tjera të Kosovës, duke ofruar njëherësh gatishmërinë e plotë për bashkëpunim nga ana e MPMS-së.
-
MPMS dhe qeveria finlandeze diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e aftësisë së kufizuar
-
Katari do ta përkrahë Kosovën në përmirësimin e punësimit
-
MPMS dhe UNDP me projekte të përbashkëta më 2019
-
Reçica i premton vazhdim të mbështetjes shoqatës “Handikos”
-
Reçica në Beograd thotë se Kosova përballet me shkallë të ulët të punësimit