Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, bashkë me kryetarin e komunës së Istogut Haki Rugovën dhe përfaqësuesin nga Caritas Kosova, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit për projektin “Ngritja e përkujdesit shëndetësor shtëpiak dhe ambulator (homecare) për vitin 2017” në Komunën e Istogut, njofton kumtesa ministrore, transmeton koha.net.
Ky projekt do të realizohet në institucionet ekzistuese shëndetësore të komunës së Istogut që janë nën menaxhimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Istog. Aktivitetet që do të përfshihen në këtë projekt do të jenë: shërbimi shëndetësor ambulantor, ngritja e cilësisë së shërbimeve sociale dhe shëndetësore për qytetarët e Komunës së Istogut dhe zonave rurale të kësaj komune si dhe programet sociale dhe shëndetësore.
Pas Marrëveshjes me Komunën e Istogut dhe Podujevës, MPMS, do të përkrahë edhe komunat e tjera ku përfshihen Prishtina, Prizreni, Gjakova, Mitrovica e Jugut, Ferizaj, Vitia, Gjilani, Mitrovica e Veriut, Drenasi dhe Fushë Kosova.
-
Qeveria miraton nismën për lidhjen e marrëveshjes për zgjerim të ngrohjes qendrore në Prishtinë
-
Muja: Brenda 72 orëve e presim raportin për dëmet nga breshri në Istog
-
Ngec projekti për mjekun familjar
-
Peci: Mitrovica do të bëhet me spital të ri
-
Breshri shkakton dëme në Istog, Muja dhe Ferati premtojnë mbështetje për fermerët