Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka konfirmuar se ka pranuar 13 marrëveshjet e përbashkëta Kosovë-Shqipëri, për të cilat kryeministri Edi Rama njoftoi se i ka nënshkruar sot.
“Konfirmoj se i kemi pranuar 13 marrëveshjet sot nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë, Qëndresë Fazliu.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se sot janë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, 13 marrëveshjet që ishin paraparë të nënshkruheshin në mbledhjen e dy qeverive më 14 qershor, e cila ishte anuluar.
“Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, ka shkruar Rama.
-
Rama “ia heq merakun” Kurtit, pret konfirmimin për takim
-
Nënshkruhen 13 marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë
-
Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme
-
Rama: BE-ja të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim
-
Pas katër vjetësh, Spiropali paralajmëron mbledhjen e përbashkët të qeverive Kosovë-Shqipëri