Ministra e Punëve të Jashtme e Kosovës i ka reaguar brendit botëror Lacoste, lidhur me sponsorizimin që i bën tenistit serb, Novak Gjokoviq.
Nëpërmjet një postimi në platformën X, të njohur më parë si Twitter, MPJ-ja i është drejtuar kompanisë duke thënë se Gjokoviqi ka lavdëruar terroristët që e vranë policin Afrim Bunjaku të dielën e kaluar në Banjskë të Zveçanit.
“Lacoste, Afrim Bunjaku ishte bashkëshort, baba, shërbëtor i përkushtuar ndaj vendit dhe të gjithë qytetarëve të tij. Ai u vra në një sulm të tmerrshëm terrorist të dënuar si nga SHBA ashtu edhe nga BE. Personi që ju sponsorizoni, Gjokoviq, sapo lavdëroi ata terroristë para 13.9 milion ndjekësve të tij”, ka shkruar MPJ-ja.
.@Lacoste Afrim Bunjaku was a husband, a father, a dedicated servant to his country & all its citizens.
— MFA Kosova ?? (@MFAKOSOVO) September 28, 2023
He was killed in a heinous terrorist attack condemned by both the US and the EU.
The person you sponsor, Djokovic, just glorified those terrorists to his 13.9M followers. pic.twitter.com/TwTjo4C0Yq
Gjokoviq nëpërmjet një postimi në Instagram, ka dalë në përkrahje të vrasësve të rreshterit Afrim Bunjaku.

Për postimin e Gjokoviqit ka reaguar edhe Federata e Tenisit të Kosovës. FTK-ja ka shkruar të enjten se edhe reagimet e bëra në Federatën Ndërkombëtare të Tenisit, nuk janë marrë parasysh.