Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MPJ: I kemi dhënë lejen Gjuriqit, përpjekje e tij për ta paraqitur Kosovën si palë jo bashkëpunuese

Ministria e Punëve të jashtme përmes një komunikate për media pas “vetviktimizimit të zyrtarëve serbë”, për mos lejim të hyrjes së tyre në Kosovë.

Është raportuar se drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriqit, nuk i ishte lejuar sot hyrja në Kosovë, e këtë e ka mohuar MPJ-ja, duke thënë se kishte aprovuar kërkesën e tij për vizitë në Kosovë.

“Me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik, dëshirojmë t’ju njoftojmë, që bazuar në rregullat dhe procedurat në fuqi, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, pas pranimit të kërkesës për vizitë në Kosovë nga ana e, Marko Gjuriq, e ka aprovuar kërkesën dhe e njëjta i është përcjellë edhe Gjuriqit dhe autoriteteve përkatëse”, thotë MPJ, përmes një komunikate për media.

Gjuriqit i ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës

Gjuriqi ka deklaruar se mos lejimi i tij për të hyrë në Kosovë është “një lëvizje skandaloze nga Prishtina”, transmeton Koha.net.

Megjithatë, MPJ-ja thotë se ky është teatri i inskenuar i Gjuriqit.

“Andaj, teatri i inskenuar nga ana e, Gjuriqit, për gjoja refuzim të kërkesës për hyrje në Kosovë, është vetëm një përpjekje e dëshpëruar e tij për ta paraqitur Kosovën si palë jo bashkëpunuese”, thuhet në komunikatë.

Edhe Dushan Kozarevit s'i lejohet hyrja në Kosovë, nuk njoftoi për vizitën Arbëri Dushan Kozarevit s'i lejohet hyrja në Kosovë, nuk njoftoi për vizitën

Në të kaluarën, sikurse që do të ndodhë edhe më tutje, MPJ miraton ose refuzon kërkesa.

“Dhe, secilit vendim i kemi qëndruar ballëhapur. Nuk kemi nevojë për dramaticitet të shtirur në këtë fazë kur po punojmë intensivisht për evropianizimin e rajonit”, thuhet në komunikatë.