Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MPB përgatit lehtësi për pajisjen e serbëve me dokumente të Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj, ka pritur sot nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Slavko Simiq, dhe deputetin Igor Simiq.

Në këtë takim, sipas njoftimit për media, u diskutua për qytetarët e minoritetit serb për mundësitë e lehtësimit të pajisjes me dokumente personale të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast ministri Sefaj shprehu gatishmërinë e tij dhe të MPB-së në angazhimin konkret për të pajisur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me dokumente bazë të gjendjes civile.

Artikuj të ngjashëm