Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka njoftuar qytetarët se është shpallur kompania fituese për furnizim me targa të automjeteve.
“Ju njoftojmë se pas përfundimit të gjitha procedurave që kërkohen, pas nënshkrimit të kontratës që do të bëhet me datë: 19.11.2019, qytetarët nga data 25 nëntor, mund të drejtohen tek Qendrat për Regjistrim të Automjeteve tek të gjitha komunat e Kosovës, që të pajisen me targa”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Njëkohësisht, ministria ka kërkuar falje që gjatë kësaj periudhe kohore nuk kanë mundur t’i furnizojnë qytetarët me targa të automjeteve.
Artikuj të ngjashëm
-
Nga nesër qytetarët mund të pajisen me targa të përkohshme në të gjitha Qendrat e Regjistrimit
-
Katër muaj pa targa të automjeteve, MPB-ja thotë se brenda 10 ditëve nis furnizimi
-
Sot filloi furnizimi me targa
-
Nga 1 nëntori, MPB-ja nis fushatën për informim për veturat me targa të huaja
-
Kërkohet nga Qeveria të shtyhet afati edhe për 15 ditë për konvertimin e targave ilegale