Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MPB-ja sqaron regjistrimin e automjeteve nga targat ilegale në RKS

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se regjistrimi i automjeteve të qytetarëve me targa RKS, mund të bëhet në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve, në komunën ku pronari e ka vendbanimin.

Në njoftimin e lëshuar nga MPB-ja thuhet se lejohet regjistrimi i veturave me patentë shofer të lëshuar nga Serbia.

“Sipas Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022, për regjistrimin e veturave me targa RKS nuk është i domosdoshëm patentë shoferi i Republikës së Kosovës, por vetëm kërkohet patentë shofer me afat të vlefshëm”, thuhet në njoftim.

Më tej është bërë e ditur se lejohet regjistrimi i mjeteve që kanë bërë vazhdimin e regjistrimit me këto targa pas datës 21 prill 2022.

“Mjetet të cilat janë pajisur për herë të parë me targa ilegale brenda periudhës 10 qershor 1999 – 21 prill 2022, por që kanë vazhduar regjistrimin me këto targa pas datës 21 prill 2022, mund të bëjnë regjistrimin e mjeteve me targa RKS”, theksohet në njoftim.

MPB-ja ka njoftuar se nuk është e obligueshme të paguhen taksat doganore në rast të ndërrimit të pronarit pas regjistrimit të mjetit me targa RKS nga targat ilegale.

Edhe Qeveria ua mundëson serbëve që patentë shoferët ilegalë t’i zëvendësojnë me ata RKS Arbëri Qeveria ua mundëson serbëve që patentë shoferët ilegalë t’i zëvendësojnë me ata RKS

Për regjistrimin e veturave me targa RKS është e nevojshme të paraqitet Polica e Sigurimit e Republikës së Kosovës.

Ndërsa, certifikata e rregullsisë teknike duhet të paraqitet vetëm në rastet kur mjetet me targa ilegale nuk kanë certifikatë të regjistrimit me afat vlefshmërie.

“Dokumenti i identifikimit të Republikës së Kosovës është i domosdoshëm për regjistrimin e mjeteve me targa RKS. Shtetasit e Republikës së Kosovës që nuk posedojnë letërnjoftim të Republikës së Kosovës mund të bëjnë kërkesë për të nxjerrë këtë dokument, i cili do të lëshohet në një afat kohor nga 3-5 ditë nga data e aplikimit”, thuhet më tej në njoftim.