Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MPB-ja në shtator punëson 15 veta për “sezonin veror”

Ministria e Punëve të Brendshme ka angazhuar pesëmbëdhjetë punëtorë me kontrata mbi vepër në fillim të muajit shtator. Këta zyrtarë janë angazhuar për të ndihmuar administratën në nxjerrjen e dokumenteve personale. Megjithatë, Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur konkursin për t’ua lehtësuar qytetarëve nga diaspora nxjerrjen e dokumenteve pasi fluksi i qytetarëve që jetojnë jashtë ka rënë, shkruan sot Koha Ditore.

Një burim i ka thënë gazetës se të pesëmbëdhjetë të punësuarit janë aktivistë të partisë AKR, prej nga vjen edhe ministri. “Konkursi është iniciuar nga kabineti i ministrit e jo nga Qendra për Pajisje me Dokumente”, ka thënë ky burim.

Inicimi i një konkursi zakonisht vjen nga njësia kërkuese që në këtë rast është Qendra për Pajisje me Dokumente në Prishtinë e jo nga ministri...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)