Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Motra e Isa Xhemajlajt kishte dy akuza, thotë Lladrovci

Deklaratat se kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci kishte larguar nga puna motrën e kundërkanditatit nga NISMA, Isa Xhemajlaj për shkak të vëllait të saj, i mohon Lladrovci.

Madje , sipas tij, deri atëherë ai e kishte përkrahur motrën e tij duke qenë se ishte edhe përfaqësuese e rrjetit të grave të PDK-së në Drenas.

Lladrovci në Rubikon të KTV-së thotë se ajo kishte dy aktakuza dhe ai veçse kishte realizuar premtimin e dhënë rreth personave të cilët kanë lëndë të papërfunduara në gjykatë.

“E kam lut që ajo vetë të tërhiqet sepse i ka pasur dy akuza të ngritura. Gjatë gjithë fushatës kam thënë që nuk punoj me njerëz që kanë akuza pa i përfunduar. Nëse del e pastër dhe ka vullnet të punojë me mua, jam i gatshëm ta pranoj”, ka thënë ai.