Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL UÇK), Nasim Haradinaj ka publikuar në rrjete sociale një shkrim ku ka thënë se sot në Den Hag Sheveningen “do të jetë një ditë e veçantë dhe e zhurmshme”.
Në profilin e tij zyrtarë, Haradinaj ka treguar se motoristët të cilët u nisën nga Prekazi për në Hagë për të marshuar për drejtësi për ish krerët e UÇK-së, kanë mbërritur.
Haradinaj tutje ka thënë se zhurma e motorëve do të dëgjohet edhe në çelit e çlirimtarëve.
“Mëngjesin e sotëm filluam rigrupimin e motoristëve defilues për në Hagë...! Ata po bashkohen e ribashkohen dhe sot në Den Hag Sheveningen do jetë një ditë e veçantë dhe e "zhurmshme"... Bubullima e motorëve do dëgjohet edhe në çelit e çlirimtarëve tanë dhe përtej...!”, ka thënë Haradinaj.
Para katër ditësh, rreth 150 motoristë shqiptarë nga vende të ndryshme të Kosovës dhe Evropës në kuadër të platformës “Liria ka Emër” kanë nisur marshin drejtë Hagës me motoçikleta me thirrjen e vetme “Drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” të cilët po gjykohen në Hagë.
-
“Liria ka Emër” marshon me motoçikleta nga Prekazi drejt Hagës
-
Më 5 korrik protestë në Kroaci për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së
-
Veteranët në marshin e UÇK-së kërkojnë lirimin e ish-krerëve në Hagë: Lufta jonë ishte e drejtë
-
Kosova protestoi në prag të përfundimit të gjykimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së
-
Gucati bën thirrje për pjesëmarrje në protestë: S’po gjykohen individët por UÇK-ja