Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot, paradite me diell e pasdite me shi

moti

Në orët e para të së enjtes parashihet të mbajë mot me intervale me diell, ndërkohë që pasdite parashihet të ketë edhe riga shiu. Në vise me lartësi mbidetare mbi 700 metra parashihet edhe borë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës ndërmjet 10 e 13 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.