Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pas situatës me reshje të kësaj fundjave, moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me diell e hera – herës vranësira deri mesatare. Gjatë orëve të mëngjesit parashikohet prezencë e mjegullës në lugina.
Era përgjithësisht parashikohet nga lindja e veriperëndimi, e lehtë e mesatare.
Gjatë së enjtes e të premtes do të vërehet shtim i saj përgjatë bregdetit, duke u pasuar nga valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë. Po kështu, temperaturat negative do të sjellin ngrica dhe brymë të përkohshme.