Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot në Kosovë.
Përmes një njoftimi për media, theksohet se dita e diele do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe vende-vende, me reshje bore, kryesisht në qendër jugperëndim dhe juglindje të territorit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.
IHMK-ja, tutje thotë se do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi maksimale deri 9m/s.