Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot në Kosovë i qëndrueshëm, temperaturat deri 30 gradë celsius

Moti sot në Kosovë do të jetë i qëndrueshëm, ndërsa do të mbizotërojnë temperatura të larta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të ketë vranësira kryesisht në relievin malor.

Temperaturat minimale do të sillen mes 10-13 gradë celsius, e ato maksimale mes 26-30 gradë celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, ka njoftuar Instituti.