Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të ketë reshje shiu dhe bore, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë në 6 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me rreze dielli. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, reshjet më të theksuara priten në jug dhe jugperëndim të vendit, ndërsa pjesët tjera do të kenë reshje të intensitetit mesatar. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius. Fushat barike mbesin me vlera të mbi normales, por kjo situatë meteorologjike mundëson që cilësia e ajrit të vazhdoj të mbetet e mirë. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri 5m/s, por që herë-herë shpejtësia e saj mund të kaloj mbi 12 m/s”, njofton IHMK
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo