Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë reshje lokale shiu, bore, shqotë apo edhe shi që ngrihet.
Sipas Meteo Kosova, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6 deri në 10 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h, thuhet në njoftimin e Meteo Kosova.