Të shtunën në Kosovë parashihet të jetë mot me diell dhe vranësira, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu e shkarkime rrufesh.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalishtë e fortë nga drejtimi i perendimit dhe jugperëndimit”, thuhet në njoftim.