Gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4 m/s, njoftoi IHK.
Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të insolacionit dhe lëkundjeve të lehta të elementeve meteorologjike, gjë që këto kushte do të luajnë rol pozitiv në shëndetin e popullatës dhe në aktivitetet e përditshme.