Mot me diell do të mbizotërojë gjatë kësaj të marte në Kosovë.
Nga e mërkura pritet të ketë ndryshim të motit në Kosovë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java do të karakterizohet me mot jostabil, i përcjellë me riga shiu të intensitetit mesatar e vende-vende edhe të intensitetit të lartë.
“Nga dita e mërkurë do të ketë ndryshim në parametrat meteorologjik, kështu që si pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët do të ketë kushte të favorshme për krijimin e vranësirave të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje dhe rënie të temperaturave maksimale”, thuhet në njoftim.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius, derisa ato maksimalet 14-22 gradë.
“Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.”