Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë së premtes do të ketë rritje të lehtë të temperaturave. Sipas tij, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, derisa ato maksimalet do jenë rreth 26-29 gradë.
Nga e diela parashihet që temperaturat maksimale të jenë mbi 30 gradë Celsius.
“Indeksi UV mbetet i lartë, andaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi që nga ora 10-16 mundësisht të kufizohemi rrezeve të diellit, ose të përdorim masa mbrojtëse. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s. Nga dita e diele e tutje parashihen rritje të temperaturave maksimale mbi 30 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.