Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat gjatë së martës do të shkojnë deri në 37 gradë Celsius. Sipas IHMK-së, deri të enjten temperaturat minimale do të sillen rreth 17-19 gradë Celsius, derisa ato maksimalet rreth 30-37 gradë.

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë i nxehtë. Temperaturat do të shkojnë deri në 37 gradë Celsius.

“Në fundjavë do të kemi kushte tjera meteorologjike. Në fushat barike do të ketë luhatje gjë që do të mundësoj që nga dita e premte mbi territorin tonë të ketë vranësira të dendura të cilat do të sjellin riga shiu të shoqëruara me rrufe dhe me stuhi”, njofton IHMK.

“Për shkak të ndryshimeve të temperaturave, proceseve fizike dhe dinamike që do të ndodhin në Troposferë, ekziston mundësia që në territore të caktuara rigat e shiut të shoqërohen me breshër. Indeksi UV deri në fundjavë mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP që nga ora 10-17 të mos jemi në kontakt me rrezet e diellit mbeten në fuqi. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe lokalist e fortë”, thuhet tutje.