Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm në vendin e tonë, ku pritet të ketë edhe reshje shiu. 

“Dita e hënë fillon me mot me diell dhe relativisht e freskët, gjatë ditës parashihet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende do të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Nga dita e marte e tutje, vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit’’, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-35 gradë Celsius.