Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot në Kosovë

Foto: Arben Llapashtica

Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në mëngjes parashihet të ketë ngrica dhe mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të mundësojë që në disa territore mjegulla të mbetet më shumë orë gjatë ditës, ndërsa, sa i përket cilësisë së ajrit, ajo do të mbetet në vlerat e pashëndetshme, për shkak të prezencës së masave bllokuese anticiklonike.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu dhe verilindja.